Derbi i Evropës – Shqip

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut dhe Real Madrid do të ndeshen në gjysmëfinalet e Champions League në atë që mund të quhet pa mëdyshje si derbi i Evropës.

Është çifti më i shpeshtë në kompeticionin kryesor evropian, përfshirë edhe formatin e vjetër si Kupa e Kampioneve, me plot 26 ndeshje midis tyre e me një ekuilibër thuajse perfekt.

12 ndeshje i ka fituar Real Madrid, 11 Bayern, dhe tre kanë dalë barazim, me 41 gola për spanjollët e 39 për gjermanët. Real është klubi që e ka fituar 14 herë Kupën e Kampioneve/Champions League, më tepër se kushdo, ndërsa Bayern 6, i barabartë me Liverpul dhe një më pak se Milan.

Madrilenët dhe bavarezët zënë dy vendet e para pothuajse në çdo klasifikim të kompeticionit evropian, me ndeshje të luajtura, fitore të arritura apo gola të shënuar, si dhe finale e gjysmëfinale të luajtura. Historia midis tyre nis në gjysmëfinalet e sezonit 1975-76, kur Bajern eliminonte 6 herë kampionët e Evropës drejt rrugës për trofeun e tretë. Për herë të fundit janë ndeshur në gjysmfinale më 2018, kur Real kalonte më tej pas fitores 2-1 në Mynih dhe barazimit 2-2 në Madrid.

Deri tani, Real e ka eliminuar 7 herë Bajernin, ndërsa gjermanët kanë kaluar më tej 5 herë. Dy herë janë ndeshur në fazën e dytë të grupeve, më 1999-2000, kur Bajern i fitonte të dyja ndeshjet, por më pas Real triumfoi në gjysmëfinale e më tej edhe në finalen kundër Leverkusenit me golin fantastik të shënuar nga Zinedine Zidane. Në gjysmëfinale janë ndeshur në shtatë sezone dhe katër herë në finale ka shkuar Bajern.

You may also like