Derbi i Europës ose i titullit, çfarë duhet të dini para Partizani-Tirana

by admin
Spread the love

Partizani-Tirana, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 18:45. Një duel që vlen shumë, sidomos për tifozët. Të Partizanit duan që bardheblutë të mos e fitojnë titullin kampion në derbi, siç bënë ata tre vite më parë.

Nga ana tjetër edhe ekipit i duhen tre pikët, për të siguruar kupat e Europës. Tirana e Orges Shehit numëron 10 pikë më shumë se Laccit i vendit të dytë, ndaj i duhet një fitore ose dy barazime për të ngritur titullin.

Sot sigurisht do të kërkojnë të fitojnë dhe të festojnë dyfish, triumfin në derbi titullin kampion, edhe pse kanë mungesa si ato të Xhixhës, David e Najdovksit. Sa u takon rreshtimeve, pritshmëritë janë që të jenë si më poshtë:

PARTIZANI: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Cara, Junior, Skuka. Trajner: Mehmeti

TIRANA: Bekaj, Tosevksi, Behiratche, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Ismajlgeci, Hoti. Trajner: Shehi

GJYQTARË: E. Hamiti, R. Avdo, N. Bregasi

/ oversport.tv

You may also like