Derbi dhe luftë vetëm për Europën, sot luhet java e parafundit e Superiores

by admin
Spread the love

Kategoria superiore është në aktet e fundit ndërsa do të luhet sot e gjithë java e parafundit ku premton sfida shumë interesante. Kështu, 5 ndeshjet që do të luhen do të startojnë në orën 17:00, ndërsa verdikti i vetëm final që nuk është zbuluar ende është kush do të shkojë në Europë nëpërmjet vendit të tretë.

Partizani i vendit të tretë do të përballet me Kastriotin dhe fitoren e ka detyrim. Të besuarit e Mehmetit mund të sigurojnë Europën në rast se fitojnë dhe kundërshtarët e tjerë humbin.

Besojnë ende edhe Vllaznia që do të ndeshet në shtëpi përballë Egnatias e cila kërkon të ruajë energjitë për sfidën “play out” përballë Korabit. Sfidë e lehtë për Kukësin pret në shtëpi Skënderbeun dhe fitorja është një domosdoshmëri për të shpresuar deri në minutën e fundit Europën.

Përballje interesante do të jetë edhe derbi i kryeqytetit midis Dinamos dhe Tiranës. Dinamo tashmë ka rënë nga kategoria dhe luan vetëm për prestigj përballë rivalit të tyre që u shpall kampion i Shqipërisë.

Sfida tjetër është Teuta-Laçi me durrsakët që ëndërrojnë për një vend në Europë për aq kohë sa matematika i mban në lojë. Megjithatë, gjithçka duket si e pamundur, nga ana tjetër, Laçi e ka siguruar matematikisht Europën. /oversport.tv

You may also like