Deralla: Sulmet hibride ruse synojnë që çdokund të ketë tensione

by admin
Spread the love

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, gazetari dhe drejtuesi i shoqatës “Civil”, Xhabir Deralla, tha se për sulmet hibride ruse asnjëherë nuk mund të thuhet se ka dështuar, për shkak se siç tha ai, çfarë të arrihet për ata, ajo është e mirë.

“Çfarë të arrihet, qoftë edhe një sukses minimal, i kërcënimit hibrid rus, kjo sjellë njëfarë fitimi”, tha Deralla, duke komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë, Lindjen e Mesme, por edhe atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës.

Deralla tha se më tej në raportet Serbi dhe Kosovë pritet që të ketë tensione edhe më tej

“Nuk ka lidhje kjo, me rëndësi është që të ketë tensione, ky është fitimi i luftës hibride ruse”, tha Deralla.

Sa i përket luftës kundër propagandës ruse, gazetari Xhabir Deralla ka marrë mirënjohje e nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymir Zelenski.

MARKETING



You may also like