Deralla: Kisha ndikon shumë në përhapjen e propagandës ruse

by admin
Spread the love

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, gazetari dhe drejtuesi i shoqatës “Civil”, Xhabir Deralla, tha se propagandë të cilën e zbaton shteti i Rusisë, nuk është e mundur të depërtojnë në shoqëritë perëndimore, për shkak se atje, janë shoqëri demokratike të hapura.

“Propaganda ruse hyn nëpërmjet ekonomisë, biznesit, hyn nëpërmjet grupeve kriminale, me para kesh, me aktivitetet korruptive, me para që jepen edhe politikanëve, edhe medieve dhe etniteteve tjera. Po ashtu ato kanë ndikim edhe nëpërmjet Kishës, e cila kontribuon shumë në përhapjen e propagandës ruse, e cila shkon edhe në dëm të pavarësisë autoqefale të Kishës Maqedonase vetëm që të kënaq disa apetitet të qendrave ruse të fuqisë”, ka thënë Deralla.

Deralla tha se në Ukrainë po lufton demokracia kundër diktaturës dhe operacionet imperialiste të Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

MARKETING



You may also like