Deputetja Zekiri kërkon që të shpallet gjendje krize në Mavrovë dhe Rostushë: “Ariu po hyn nëpër shtëpi”

by admin
Spread the love

Deputetja e LSDM-së, Belkisa Zekiri thotë se nevojitet intervenim i shpejtë në komunën e Mavrovë dhe Rostushës pasi banorët kanë problem me arinjtë, shkruan TV21. Ajo në Kuvend tha se pas koordinimit me institucionet, kanë kërkuar që në këtë rajon të shpallet gjendje krize.

“Nevojitet intervenim i shpejtë, respektivisht dislokim i arinjve nga vendbanimet, për këtë, gjatë ditës së djeshme Këshilli i komunës së Mavrovë dhe Rostushës parashtroi kërkesë në QMK dhe deri te Qeveria e RMV-së që në territorin e vendit tonë të shpallet gjendje krize, me qëllim që të merren masa për mbrojtjen e banorëve, ku institucionet përkatëse do të kenë mundësinë të reagojnë menjëherë në këtë problem, sepse besoj që asnjëri prej nesh nuk dëshiron që kjo të përfundojë me humbjen e jetës së ndonjë njeriu, sepse ariu nuk lëviz më nëpër oborre, por ariu hyn në vetë shtëpitë e banorëve, e përsëris, ariu futet në vet shtëpitë”, theksoi deputetja Zekiri./tv21.tv

You may also like