Deputeti i PD-së nxjerr ‘sms’-në: Rama po kërkon ta marrë zvarrë administratën në një antimiting të 7 Korrikut

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh që sipas tij i është dërguar administratës për të marrë pjesë më 28 korrik në atë që e quan festë për hapjen e negociatave.

Boçi shkruan se gjoja-festën për hapjen e negociatave Rama synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut. Sipas tij, urdhrat verbalë e sms janë të prerë: Askush të mos mungojë!

“Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut.
Kërkon t’i dëftejë botës mbarë se sa të lumtur janë shqiptarët nën regjimin e tij.
Për këtë kërkon ta marrë zvarrë administratën bashkë me gëzimin e saj që ajo ta shpërthejë me zor atë në shesh.
Urdhrat verbalë e sms janë të prerë.
Askush të mos mungojë!!!
Tamam tamam i bie sipas asaj shprehjes me pak ndryshim:
“Kërcen administrata nga belaja”
Ja një sms ftesë-kërcimi”-shkruan Boçi.

You may also like