Deputeti i PD paralajmëron Ramën: Edit i tunden prangat në fytyrë për korrupsion

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama, duke i kujtuar që ish-ministrat e qeverisë së tij që janë në burg për afera korruptive.

Alibeaj thotë se Ramës dhe atyre që prangat u tunden në fytyrë e kanë mendjen te bravat, qelia dhe hekurat pasi u flet subkoshienca.

Deklarata e Alibeaj:

“Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca“, u shpreh Alibeaj.

You may also like