Deputeti demokrat drejton gishtin nga Basha: Ndarja e PD-së lëvizje e tij, ja kujt po i shërben

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë marrë peng veprimtarinë e kësaj force politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se pasdorëheqjes, Basha ka lënë në PD Alibeajn dhe Bardhin, për të përçarë partinë dhe për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama.

“Tre individë kanë marrë peng të gjithë veprimtarinë e Partisë Demokratike. Asnjë tjetër përveç këtyre nuk mund të kontestoj, se nuk kam fakte që mund të them. Lulzim Basha aty është, është kryesori i kësaj pune, pavarësisht se rri në prapaskenë dhe ka lënë Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin që të bëjë këtë lojë politike të pistë.

Mbledhin një Kryesi që nuk ekziston. Ai ka bërë zëvendësime sipas qejfit dhe e quan Kryesi. Do bëjnë thjesht zhurmë për të prishur punë dhe për t’i thënë Ramës që po i shërbejnë”, theksoi ai.

You may also like