Deputetët sot diskutojnë çështjen e rritjes së faturave të tatimit në pronë

by admin
Spread the love

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Duke filluar nga ora 10:00, kjo është radhitja e pikave të përcaktuara për sot:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
  7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like