Deputetët do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për pagën minimale

by admin
Spread the love

Në Kuvend sot duhet të vazhdojë debati për Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagën minimale. Kjo është dita e tretë e debatit në Kuvend.

Në debatin e djeshëm, opozita, përmes fjalimeve të disa deputetëve shfaqi keqardhje që nuk është pranuar amendamenti i tyre për rritje shkallore të të gjitha pagave të tjera, sepse inflacioni, siç thanë, ndikon në standardin e jetesës të të gjithë punëtorëve. Sipas tyre, nëse rritet vetëm paga minimale, e jo edhe pagat e tjera, atëherë do të vijë deri, siç thonë, “nivelizim”.

Deputetët e pushtetit, nga ana tjetër, përkujtuan në projektet e realizuara të cilat, sipas tyre, janë tregues se ky propozim do të japë rezultate, gjegjësisht nuk do të ketë efekte negative.

Deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska, në debat theksoi se me arritjen e marrëveshjes së sindikatave dhe punëdhënësve për rritjen e pagës minimale po realizohet masa e cila drejtpërdrejt  e ndihmon standardin e jetesës së punëtorëve.

Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagë minimale u dorëzuan në Kuvend pasi pas negociatave disaditore të Këshillit Ekonomik-Social më 7 shkurt u arrit marrëveshje që paga minimale të rritet në 18.000 denarë me pagesën e marsit në prill. Rritja e pagës minimale do të ndihmohet edhe nga ana e shtetit i cili nga buxheti do të ndajë 16 milionë euro për të paguar dallimin në kontributet deri në fund të vitit.

Rritja e pagës minimale është kërkesë e sindikatave, sipas të cilave, bëhet fjalë për nevojë ekzistenciale të punëtorëve duke e pasur parasysh rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe faktin që dy paga minimale janë pak për t’u mbuluar shporta sindikale minimale.

You may also like