Depay mund të rikthehet “Djall i Kuq”, Barça kërkon të përfitojë para “cash”

by admin
Spread the love

E ardhmja e Memphis Depay mund të jetë te Manchester United, një klub ku ka luajtur mes viteve 2015 dhe 2017.

Sulmuesi holandez, i lodhur nga fakti që nuk është zgjedhje e parë e Xavit, mund të kërkojë një zgjidhje në këtë afat kalimtar duke iu bashkuar “Djajve të Kuq”, me të cilët thuhet se i ka nisur bisedimet.

Problemi qëndron në dëshirën e holandezit për të ikur si lojtar i lirë, ndërkohë që klubi “blaugrana” synon të arkëtojë një shumë parash, sado e vogël që të jetë (në qershor i përfundon kontrata).

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi pas boshllëkut që ka lënë Cristiano Ronaldo, duke marrë parasysh që ka vetëm Anthony Martial si “pykë”, pasi Marcus Rashford zakonisht aktivizohet si anësor.

Në “Old Trafford” (rivalët e Barçës në Europa League), nuk duan të investojnë para, por kërkojnë një lojtar në formë huazimi. Gjithsesi, lojtari ende nuk ka marrë një propozim konkret./ Super Sport


Top Channel

You may also like