Departamenti i Shtetit: SHBA mbështet palën e tretë që do të evakuojë pacientët në spitalin e Gazës

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një palë të tretë të pavarur që do të kryejë evakuimin e pacientëve nga spitalet në Gaza, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matt Miller, duke shtuar se SHBA është në bisedë me një numër organizatash humanitare dhe palë të treta pikërisht për këtë.

Miller pohoi se edhe qeveria e Izraelit do ta mbështeste një hap të tillë, por vuri në dyshim nëse Hamasi do të lejonte evakuimin e pacientëve.

Ne mendojmë se një hap i duhur do të ishte mbështetja e atyre evakuimeve në mënyrë që foshnjat dhe popullatat e tjera të cenueshme të mos jenë në rrugë”- tha Miller në një konferencë shtypi të martën.

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar mesazhe Hamasit përmes Katarit dhe ndërmjetësuesve të tjerë duke i kërkuar që të lejojnë evakuimin e civilëve të plagosur, tha Miller.


Top Channel

You may also like