Denver vazhdon kryesimin në Perëndim me 35 fitore e 16 disfata – Shqip

by admin
Spread the love

Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar pesë takime në të cilat vendasit kanë fituar dy, ndërsa ekipet mysafire tri fitore.

Ndeshja më dramatike ishte ajo mes Nju Jorkut dhe Lakers që pas vazhdimeve ka përfunduar me fitorene mysafirëve me rezultatin 129-123. Më efikas ishte lojtari vendas Jalen Brunson I cili realizoi 37 pikë dy kërcime e gjashtë asiste, ndërsa te Lakers më efikas ishte LeBron James me 28 pikë, 10 kërcime e 11 asist, Anthony Davis realizoi 27 pikë, 9 kërcime e një assist.

Milwaukee ka shënuar fitore ndaj Charlotte me rezultat 124-115. Më efikas ishte Giannis Antetokounmpo i cili realizoi 34 pikë, 18 kërcime e katër assist. Fitore kanë shënuar edhe Clippers, Miami dhe Denver që kryeson tabelën me 35
fitore e 16
disfata.

Rezultatet e sotme

Cleveland – Miami 97-100

Nju York – Los Angeles Lakers 123-129

Chicago – Los Angeles Clippers 103-108

Milwaukee – Charlotte 124-115

Denver – Nju Orleans 122-113

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like