Denoncimi për kinse fëmijë të humbur në Qendrën Klinike është i rremë, denoncuesja është privuar nga liria – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se në koordinim me PTHP Shkup e ka zbardhur rastin për kinse fëmijë të humbur në Qendrën Klinike dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë.

Menjëherë pas denoncimit të marrur nga ana e Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup, kurse në konsultim me PTHP Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitetet e duhura. Janë kryer kontrollime të detajuara në sistemin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike Shkup për pacientë të pranuar, dhe pas kësaj është konstatuar se L.A. herën e fundit është hospitalizuar në vitin 2019. Poashtu janë realizuar edhe kontrollime në sistemin e Klinikës së Fëmijëve dhe gjatë kësaj është konstatuar se nuk ka pasur fëmijë të posalindur ashtu siç ka denoncuar L.A.

Janë realizuar edhe kontrollime në ordinancën e mjekut familjar të L.A. dhe gjatë kësaj është konstatuar se ajo herën e fundit ka qenë në kontrollë më datën 08.03.2023 ku nga ana e mjekut është konstatuar se L.A. nuk ka qenë shtatzënë. Poashtu është realizuar bisedë me mjekun dhe nga dëshmitë e mbledhura është konstatuar se denoncimi i L.A. është i rremë. Në konsultim me Prokuror Publik, L.A. është privuar nga liria për procedurë të mëtejme.

You may also like