Dënojmë ashpër kontestimin e emrave shqip të rrugëve në Komunën e Butelit! – Shqip

by admin
Spread the love

Fraksioni i BDI-së shpreh indinjatën e thellë nga vendimi i Komunës së Butelit, për kthimin e emrave të vjetër të një pjese të rrugëve në këtë komunë, që kohë më parë u zëvendësuan me emra të personaliteteve të shquara shqiptare. Kështu thuhet në reagimin e të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” në BDI, përcjell KlanM.

“Theksojmë, se iniciativa e dërguar në Qytetin e Shkupit për miratim, përveç që është tendencioze, është edhe joligjore, sepse vendosja e emrave të rinj të figurave shqiptare është bërë duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe duke e respektuar plotësisht Parimin e Badinterit. Ju bëjmë thirrje publike kryetarit të Komunës Butel dhe kryetares së Qytetit të Shkupit t’i vendosin tabelat me emërtimet e reja në gjuhën shqipe sepse është obligim ligjor”, thuhet në reagim.

Këtë proces, thonë nga “Fraksioni”, do ta ndjekim me vigjilencën më të madhe sepse Buteli është përafërsisht me 50% banorë shqiptarë dhe ky realitet duhet patjetër të respektohet./KlanMacedonia

You may also like