Dënimi me vdekje për dy britanikët nga Rusia/ Mbretëria e Bashkuar: Të burgosurit nuk mund të shfrytëzohen për qëllime politike

by admin
Spread the love

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka reaguar në lidhje me dënimin me vdekje që është dhënë për dy qytetarët britanikë Aiden Aslin, 28 vjeç dhe Shaun Pinner, 48 vjeç, të cilët po luftonin në frontin e luftës në mbrojtje të Ukrainës.

Zëdhënësi i kryeministrit u shpreh me anë të një deklarate se Britania është e shqetësuar në lidhje me këtë vendim dhe kujtoi se vazhdimisht është thënë se të burgosurit e luftës nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike.

“Ne jemi padyshim thellësisht të shqetësuar për këtë. Ne kemi thënë vazhdimisht se të burgosurit e luftës nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike. Do ta dini se sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtën e imunitetit luftarak dhe ata nuk duhet të ndiqen penalisht për pjesëmarrje në armiqësi. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e çdo shtetasi britanik që shërbente në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe që mbahen si robër lufte.”– u shpreh ai.

Nga ana tjetër Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se ajo “dënoi plotësisht” dënimin e britanikëve.

“Ata janë robër lufte. Ky është një gjykim i rremë pa asnjë legjitimitet. Ngushëllimet e mia janë me familjet. Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur ato.”

Në shkurt, zonja Truss tha se mbështet individë nga Britania e Madhe që duan të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe tha se u takonte njerëzve të merrnin vendimet e tyre. Dy personat e dënuar kanë një muaj kohë për të apeluar vendimin ndaj tyre.


Top Channel

You may also like