Denik Prizreni tregon ëndrrën që kurrë s’arriti ta bëjë realitet

by admin
Spread the love

Ai njihet si solisti i Filarmonisë së Kosovës, por është edhe njëri prej interpretuesëve më të mirë të këngës së lehtë shqipe, Denik Prizreni këtë të diel është mysafir i emisionit “N’Maje t’Gjuhës me Xherin”, në RTV21 ku zbuloi shumë të pa thëna për jetën dhe karrierën e tij në skenën muzikore.

Ai e zbuloi edhe dëshirën e tij të kahmotshme që nuk arriti ta realizojë.

“Dëshira e jem si fëmijë ka qenë edhe kam flejt me atë andërr edhe jam çu sa herë me qenë dirigjent. Ajo dëshirë është e fshehtë e jemja që s’kam mujt kurrë me arritë sepse jam dalë knej kah zëri. Shumë pak njerëzve ia kam thënë në jetë”, tha Prizreni./21Media

You may also like