Dendias: Memorandumet me Shkupin do të ratifikohen kur këtë do ta lejojë interesi nacional dhe programi i Kuvendit të Greqisë

by admin
Spread the love

Memorandumet me Maqedoninë e Veriut do të ratifikohen kur këtë do ta lejojë interesi nacional dhe programi i Kuvendit të Greqisë, Nikos Dendias në përgjigje të pyetjeve të deputetëve nga deputeti i opozitares PASOK – Lëvizja për ndryshime, Jorgos Kamnis.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, deputeti i PASOK theksoi se katër vite pas Marrëveshjes së Prespës dhe dy vite pasi janë dorëzuar në Kuvend, Memorandumet akoma nuk janë vendosur në rend të ditës duke nënvizuar se “bëhet fjalë për fusha të bashkëpunimit që janë shumë të rëndësishme nga aspekti gjeopolitik, ekonomik dhe mbrojtës” dhe kërkoi përgjigje se kur do të ratifikohen dhe përse vonon ratifikimi.

Bëhet fjalë për Memorandumin për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Memorandumi për formimin e Komitetit koordinator për bashkëpunim ekonomik dhe dakordimit teknik për shqyrtimin e hapësirës ajrore mbi vendin.

Dendias sqaroi se për të ashtuquajturën “air policing” realiteti është se kohë të gjatë Aviacioni ushtarak grek është që kryen mbikëqyrje mbi hapësirën ajrore të vendit edhe pa ratifikimin e tekstit të dakorduar nga ana e Kuvendit grek, ndërsa për perspektivën evropiane theksoi se “Greqia jep çfarëdo ndihme të mundshme për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë për të lehtësuar procesin e anëtarësimit, normalisht me kushtet e njohura në rastet e të dyja vendeve”.

“Në lidhje me kohën, qartë do tu përgjigjem me një fjali: Do të vijnë kur interesi nacional dhe programi i Kuvendit do të lejojnë këtë. Kuptoj, ka vonesë. Me të drejtë e nënvizoni këtë. Me të drejtë e përmendi kohën, me të drejtë përmendi se ekziston edhe interesi nacional. Nga ana tjetër, ekziston pikëpamje e gjerë nga interesi nacional, në të cilën secila parti ka të drejtë. Në këtë kuptim, përsërisë se kur të vlerësohet, do të vijnë në votime”, tha Dendias.

Dendias, theksoi se shumica e madhe në Kuvendin grek konsideron se është në interes të Greqisë stabiliteti i Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve miqësore me Athinën.

Ai shtoi se Greqia është vend “që ka interes absolut për stabilitetin e Ballkanit, ka interes absolut për të parandaluar revizionizmin e Ballkanit dhe ka interes absolut për të ndërprerë ndryshimet e kufijve të Ballkanit”.

Për Marrëveshjen e Prespës dhe që nëse Greqia është kompetente për implementimin, Dendias tha se ekzistojnë çështje të caktuar që kanë të bëjnë me librat dhe simbolet tregtare.

You may also like