Dëmtimet i shtojnë mungesat Kukësit, Longo pa dy lojtarë të tjerë

by admin
Spread the love

Kukësi do të përballet nesër me Tiranën, ndërkohë që trajneri Diego Longo nuk do të ketë nën urdhra Shqipërim Taipin dhe Kreshnik Bahtirin, veç Hilës e Mustës që e kanë mbyllur para kohe me verilindorët.

“Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e javës së fundit të Superiores ndaj Tiranës! Gjatë pasdites, skuadra ka zbritur në fushë për stërvitjen e fundit për këtë sezon të Superiores.

Grupi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Diego Longo me përjashtim të Shqiprim Taipit i cili ka pësuar dëmtim dhe Kreshnik Bahtirit si shkak i një tërheqjeje”, thuhet në njoftimin e Kukësit. / oversport.tv

You may also like