Dëmtim i frikshëm/ Marcelo bën për spital kundërshtarin, del mes lotësh nga fusha

by admin
Spread the love

Një mbrojtës i Argentinos Juniors pësoi një dëmtim të rëndë të gjurit të majtë gjatë një ndeshjeje të Copa Libertadores në Buenos Aires.

Luciano Sanchez, 29 vjeç, u lëndua nga ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, i cili tani luan për Fluminense të Brazilit.

Shokët e tij të skuadrës fillimisht besuan se ai kishte thyer këmbën, por stafi mjekësor sqaroi se kishte se kishte një dislokim të plotë të gjurit.

Marcelo, i ndëshkuar me karton të kuq për këtë ndërhyrje brutale, doli nga fusha mes lotësh, teksa argjentinasi rënkonte i shtrirë në fushë, i rrethuar nga lojtarë të të dyja skuadrave.

Dëmtimi i rëndë ndodhi në minutën e 56-të të ndeshjes, e cila u mbyll 1-1.

Mediet lokale raportojnë se mjekët në spitalin Sanatorio Finochietto vlerësuan se koha e riaftësimit të lojtarit të dëmtuar do të jetë një vit.

“Kam përjetuar një moment shumë të vështirë në fushë sot”, shkroi Marcelo në rrjetet sociale. “Pa asnjë qëllim kam lënduar një koleg futbollist. Dua të të uroj shërimin të plotë Luciano Sanchez!”/ Shqip


Top Channel

You may also like