Dëmtim horror për Dragowskin, portieri humbet Botërorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një dëmtim horror ndodhi në sfidën mes Veronës dhe Spezias ku këta të fundit fituan me shifrat 2-1. Bëhet fjalë për portierin e Spezias, Bartilomej Dragowski i cili pati një thyerje të tmerrshme të kyçit të këmbës.

Portieri polak u zëvendësua në minutën e 43’ të pjesës së parë dhe në vendin e tij u fut holandezi Zoet për shkak se nuk mund të qëndronte më në fushën e lojës. Një goditje e rëndë për Spezian dhe për Dragowskin i cili u largua mes lotësh nga fusha. Akoma nuk është bërë e ditur se sa kohë do të mungojë portieri.

Kujtojmë se portieri ishte në listën e 26 lojtarëve në listën e kombëtares së Polonisë. Ky dëmtim do ta detyrojë ish-portierin e Fiorentinës të humbasë Botërorin, kompeticionin më madhor të futbollit. /oversport.tv

Foto: Spezia Calcio, Twitter

You may also like