Demonstruesit pro-Palestinë protestojnë para darkës zyrtare të Biden në Los Angeles

by admin
Spread the love

Një protestë e gjerë pro-Palestinës në SHBA u zhvillua dje në rrugën para darkës luksoze së mbushur me personalitete në Los Angeles, mes të cilëve presidenti Biden, dhe guvernatorë e kongresmenë demokratë.

Të ftuarit e darkës së fondeve të bamirësisë si regjizori Steven Spielberg, guvernatori Gavin Newsom, kryebashkiakia e Los Angeles, Karen Bass dhe ish-drejtuesja e kongesit Nancy Pelosi, panë sesi rreth 1500 brohorisnin dhe vinin në lojë politikanët, me brohorima dhe thirrje për armëpushim në Gaza.

E përditshmja Los Angeles Times shkruante se protestuesit denonconin “genocidin” që Izraeli po kryen ndaj palestinezëve, disa prej të cileve mbanin një figurë të Biden me brirë djalli, ndërsa pankartat e tyre shkruanin “Ndalo ndihmën e SHBA për Izraelin,” “Amerika nuk financon taksat e saj për të vrarë fëmijë”.

Rrjedhimisht policia e shpalli demonstratën të jashtëligjshme  dhe largoi me forcë protestuesit nga parku para hotelit të eventit zyrtar.

Oficerët thanë se ishin goditur me vezë e shishe uji nga turmat, por nuk u raportuan arrestime.

Në event Biden foli për audiencën e famshme për rreth 11 minuta.

Ai nuk kishte diskutuar bombardimet në Gaza, por foli për përballjen e tij të mundshme me ish-presidentin Trump.

“Unë besoj se kemi të bëjmë me mbrojtjen e demokracisë së Amerikës”, kishte thënë  Biden, sipas rrjetit CBSNews. “Trump është një kërcënim për demokracinë tonë pasi nëse e humbasim atë, humbasim gjithçka. Duhet të shpëtojmë demokracinë”, kishte thene Bide.