Demonstruesit në Londër kërkojnë armëpushim të sulmeve në Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Demonstrues marshonin sot në Londër për të kërkuar armëpushim të përhershme të sulmeve në Gaza, duke bërë thirrje për “fund të genocidit”.

Aktivistja humanitare Tabia Rajab, tha nga protesta për rrjetin AFP se demonstruesit duhet të jenë zëri i Palestinës në vendet e huaja.

“Ne duhet të bëhemi zëri i Palestinës, kjo gjë po vijon shumë gjatë, nuk ka nisur më 7 tetor. Ka nisur shumë më përpara, ka nisur në 1948. Prandaj ne jemi këtu sot për të folur, pasi shtypi nuk po e bën. Po nuk e bëmë ne, kush tjetër do ta bëjë?”, tha Rajab për AFP.

Demonstruesi John Rees, i koalicionit anti-luftë ‘Stop the War Coalition’ përmendi lajmet për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në shkretëtirë në anën egjiptiane të kufirit.

“Njerëzit janë shumë të shqetësuar se do të ketë një katastrofë tjetër mbi një katastrofë ekzistuese në Rafah. Ushtria izraelite kërcënon se do të pushtojë ndërsa nga ana tjetër ushtria e Egjiptit po krijon ato që duken si kampe të tmerrshme përqendrimi në shkretëtirë. Prandaj shpresoj që të mund të shmangim që tragjedi të tilla të kthehen në normalitet”.

Të tjerë protestues shpreheshin të habitur nga neglizhenca e qeverisë së tyre, teksa qeveria e Londrës nuk ka mbështetur asnjë nga ofertat e armëpushimeve.

Protestuesi Salman Mirza bënte thirrje për vazhdim të manifestimeve megjithëse mund të dukej sikur ato nuk kanë efekt.

“Është frymëzuese pasi kam folur me shumë njerëz në demonstratë, duke përfshirë dhe palestinezë. Nganjëherë njerëzit vijnë në demonstratë dhe mendojnë se nuk ka asnjë efekt, nuk kanë motiv. Por kur flet me palestinezët ata të thotë se ‘fakti që ti je këtu do të thotë shumë për ne, na jep shpresë”, tha Mirza për AFP.