Demokrati reagon ashpër pas zgjedhjes së Palokës në krye të Këshillit Kombëtar: Ju thashë se do vijë dita kur do themi: “O Luli ku je”

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjes së kryetarit Edi Paloka, ka ardhur dhe reagimi i fortë i Edvin Kullurit.

Në një status në rrjetin social Facebook, Kulluri shprehet se e ka paralajmëruar faktin se do të vinte dita kur të thuhej ‘ o Luli ku je”.

Postimi i plotë:

“Kur thashe disa jave me pare se po vjen dita te themi “o Luli ku je”, e dija qe kjo dite do te vinte shpejt! Sot me zgjedhjet per Kryetarin e Keshillit Kombetar, vjedhja e votes po lartesohet ne piedestal!

Edi Paloka eshte me i pafajshmi ne kete histori sepse te pakten pati kurajon te prononte “masakren elektorale” te Lul. Bashes! Dhe per kete akt e kam pergezuar! Dhe qe te zgjidhet kryetar i KK pas kaq vitesh ne PD eshte e pranueshme!

Por heshtja dhe miratimi i atyre qe u vodhen dhe grabiten ne 13 qershor eshte turp!
Po aq turp eshte per ata qe u turren neper foltore duke denoncuar vjedhjen e votes nga Lul Basha dhe tani ngrene doren per dike qe e ka pranuar vjedhjen me ze dhe figure!
Ne fakt jane te njejtet ndaj Rithemelimi eshte Riciklim!

Nje grup servilesh, konformistesh dhe genjeshtaresh po drejtojne PD me pak ndryshime emrash nga disa muaj me
pare! Ajo qe nuk ndryshon eshte se PD eshte parti personale, parti qe genjen votuesit e saj e qytetaret dhe qe perdite po ha veten dhe ata pak njerez normal qe kane pasur vullnetin per te ndryshuar gjerat!
Cfare pjell macja, minj gjuajne! Ta gezoni gjirizin!“-shkruan ai.

You may also like