Demokratët tërbohen me pushkën gjysmëautomatike për fëmijë – Shqip

by admin
Spread the love

Vendimi i një prodhuesi të armëve të vogla për të hedhur në treg një pushkë gjysmë automatike të krijuar posaçërisht për fëmijët është kritikuar nga senatorët demokratë.

JR-15 është frymëzuar nga AR-15, pushka e stilit ushtarak që është përdorur në shumë sulme vdekjeprurëse në SHBA.

“Është absolutisht e neveritshme,” tha udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer, duke shtuar se “gjëja e fundit që duhet të bëjmë është zvogëlimi i madhësisë së armëve të luftës dhe shitja e tyre fëmijëve”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorit (FTC) që të nisë një hetim kundër prodhuesit.

Pushka, e cila peshon më pak se një kilogram, qëllon me plumba të vërtetë. Vjen me karikatorë 1, 5 ose 10 të kalibrit 22 mm dhe u lançua për herë të parë në treg vitin e kaluar. Çmimi i tij fillon nga 389 dollarë.

Kompania WEE1 Tactical e përshkruan atë si “një pjesë e vogël e lirisë amerikane” e destinuar për “hobiistët e mitur”.

“Përballë epidemisë së dhunës me armë midis të rinjve,” një armë e tillë “thjesht nuk duhet të ekzistojë”, këmbënguli Chuck Schumer. Ai përmendi si shembull rastin e 6-vjeçarit që pak ditë më parë qëlloi dhe plagosi mësuesin e tij në një shkollë në Virxhinia.

Sulmet me armë janë bërë një plagë në SHBA, ku e drejta për të mbajtur armë është e sanksionuar në Kushtetutë. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Joe Biden i bëri thirrje edhe një herë Kongresit të ndalojë posedimin e pushkëve të sulmit, por përpjekjet për të rregulluar shitjen e tyre po kundërshtohen nga lobi i fuqishëm i armëve. /tesheshi.com/

You may also like