Demokratët, në pushtet me gënjeshtra – Shqip

by admin
Spread the love

Replika pasi Biden e quajti “kërcënim për demokracinë“

Ethet e fushatës presidenciale kanë nisur të ndjehen që tani në Shtetet e Bashkuara. Ato kanë përfshirë dy rivalët kryesorë, Joe Biden që synon të mos largohet edhe për 4 vite të tjera nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trumpin që kërkon të rikthehet atje.

Duke folur para të rinjve republikanë në Nju Jork, Trump akuzoi Bidenin dhe demokratët se po përpiqen të fitojnë duke përhapur lajme të rreme.

“E besoni dot? Kjo është linja e tyre e re dhe na thonë sërish “Rusia, Rusia, Rusia, Ukraina, Ukraina, Ukraina… një gënjeshtër pas tjetrës. Kërcënimi këtu nuk jam unë. Unë do mbroj demokracinë. Kërcënimi është i kërrusuri Joe Biden”.

Në një takim elektoral të premten, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump ishte kërcënim për demokracinë dhe se ishte i pari president në historinë e vendit që nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve sipas vullnetit të popullit.

Sondazhet më të fundit tregojnë se në përballjen më të mundshme të 2024-ës, Trump pritet të fitojë me 47% të votave duke thelluar me 4% diferencën ndaj Joe Bidenit, i cili në këtë periudhë ka mbështetjen më të ulët të gjithë presidencës së tij.

Tv Klan

You may also like