Dembele pranon uljen e pagës, gati të vazhdojë me Barcelonën

by admin
Spread the love

Ousmane Dembele dhe Barcelona mund të bashkohen sërish. Pas “divorcit” më 30 qershor, kur përfundoi edhe zyrtarisht kontrata e lojtarit, palët kanë nisur sërish bisedimet për të vazhduar marrëveshjen mes tyre.

Sipas asaj që raporton Sport, Ousmane Dembele ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Barcelonës. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë lidhur me katalanasit edhe për dy sezone.

Për sa i përket pagës, Dembele ka pranuar shifra të reduktuara në raport me kontratën e tij të mëparshme. Sakaq, zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like