Del Piero është optimist edhe pas fitores së Interit ndaj Juves: Kampionati nuk është mbyllur

by admin
Spread the love

Alesandro Del Piero ka qenë për shumë vite lideri i Juventusit në fushën e lojës dhe padyshim për ikonën e klubit bardhezi, humbja përballë Interit ka lënë një shije të keqe. Suksesi 1-0 i zikaltërve ka shtyrë edhe më shumë Interin drejt titullit kampion që për shumëkënd është i sigurt. Por për Del Pieron, lufta mbetet ende e hapur.

“Sipas meje kampionati nuk ka përfunduar. Interi ka dhënë përsëri një sinjal të qartë, por ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Mbetet ende shumë, por sigurisht që zikaltrit janë favoritët”, tha ai për “Sky Sport”.

“Juventusi është skuadra e nëntë më e re për moshë mesatare, ndërsa Interi është më e vjetra, edhe kjo ndikon. Juventusi kishte mundësinë të barazonte, edhe pse Interi ka bërë një ndeshje të mirë, e aftë si të sulmonte, ashtu edhe të mbronte”, tha Del Piero në analizën e tij.

PANORAMASPORT.AL

You may also like