Del në pah arsyeja se përse Zidane do ta refuzonte menjëherë Chelsean

by admin
Spread the love

Zinedine Zidane do ta kishte refuzuar punën si trajner i Chelseat, sipas Emmanuel Petit, i cili ka dhënë një pasqyrë të mendësisë së ish-trajnerit të Real Madridit.

U njoftua të enjten se Frank Lampard do të rikthehet në Stamford Bridge si trajner kujdestar i Chelseat, vetëm dy vjet pasi u shkarkua nga klubi i Ligës Premier.

Chelsea po shikon deri në shtatë kandidatë për rolin e përhershëm, sipas raportimeve, duke përfshirë Julian Nagelsmann, Luis Enrique, Mauricio Pochettino dhe Ruben Amorim.

Por, dikush që do ta refuzojë padyshim rolin është Zinedine Zidane. Kështu thotë ish-mesfushori i Chelseat dhe Francës, Emmanuel Petit.

“Zidane, ai nuk do të vijë, sigurisht”, deklaroi Petit për Stadium Astro. “E dini pse? Sepse ai nuk flet anglisht”.

“Unë e kam njohur Zidanen prej vitesh dhe mënyra se si ai menaxhon lojtarët, ai është shumë afër lojtarëve të tij, ai gjithmonë flet me lojtarët e tij”.

“Ai dëshiron që komunikimi të jetë një prioritet për të, është shumë i rëndësishëm për të. Ai nuk do që dikush të përkthen gjithçka që ai ka për të thënë, publikisht. Thjeshtë”, ka shtuar më tej Petit.

Përpara se Petit t’i bënte këto komente, ish-mbrojtësi i Chelseat, Glen Johnson tha se Chelsea mund të kishte bërë një deklaratë dhe të ngazëllente fansat duke sjellë Zidanen.

You may also like