Del fotoja e parë e Sarah Berishës me fustanin e bardhë. Çifti drejt altarit? (FOTO)

by admin
Spread the love

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar. Dyshja u njoh në shtëpinë e Big Brother VIP, ku të dy ishin banorë, duke krijuar edhe një romancë me njëri-tjetrin, që vazhdon edhe jashtë këtij reality show.

Çifti i dashur shqiptar duket se do të jetë i ftuar së shpejti në programin e së dielës në Tv Klan, “Zemërluana” me moderatoren e njohur shqiptare, Luana Vjollca. E mesa duket, në puntatën e kësaj të diele, surprizat do të jenë të shumta, pasi dy personazhet e ftuar, Dj PM dhd Sarah do të përjetojnë një moment shumë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Luana Vjollca na zbuloi një fragment shumë të veçantë, ku Sarah Berisha shfaqet e veshur me fustan të bardhë. Në videon e publikuar së fundmi nga Luana, ajo shkruan: “Kush e pa?!”, duke ngjallur menjëherë reagimet e ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Kujtojmë që para pak ditësh, Sarah Berisha publikoi një foto të dorës së saj në Instagram, teksa mbante një unazë në gisht, duke ngjallur dyshimet se çifti ka vendosur të hedhë një hap më tepër.

You may also like