Deklarata të pahijshme në televizion, Interi do të gjobisë Arturo Vidal

by admin
Spread the love

Arturo Vidal dha një intervistë të gjatë për TNT, ku foli për ambientin në shtëpinë zikaltër dhe dëshirat që ka për të ardhmen. Ai ndër të tjera hodhi edhe disa “shashka” në drejtim të trajnerit Simone Inzaghi, dhe tashmë fjalët e tij mund të kenë pasoja për të.

Ai tha gjatë intervistës që i ka lyer flokët e bardha për arsyen që trajneri ta dallojë më mirë. Një ironi e pastër kjo për trajneri Inzaghi, ndërsa vazhdoi edhe më tej. Këtë herë duke kritikuar zgjedhjet e trajnerit për Alexis Sanchez. “Ai është vërtetë një luan i mbyllur në kafaz”, tha Vidal ndër të tjera edhe pse më vonë shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjedhjet e trajnerit.

SHIKO EDHE

Vidal: Kapitulli im në Europë mund të përfundojë, ëndërroj Flamengon

Megjithatë, drejtuesve zikaltër dhe Inzaghit nuk i kanë pëlqyer aspak këto deklarata të pahijshme të Vidal në televizion. Klubi është zemëruar dhe ka vendosur ta gjobisë lojtarin. Nuk dihet ende në çfarë forme do të vijë ndëshkimi, por ajo që shihet tashmë si gjithnjë e më e sigurt është largimi i Vidal në fundin e sezonit. /oversport.tv

You may also like