Deklarata shokuese e babait të 19-vjeçarit që u vra nga Hamasi: Tentuan të shesin kokën e fëmijës tim për 10 mijë dollarë

by admin
Spread the love

Babai i rreshterit 19-vjeçar Atir Tahar, i cili u vra në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor, bëri një zbulim tronditës teksa tha në një emision televiziv se anëtarët e organizatës terroriste u përpoqën të shisnin kokën e fëmijës së tij për 10 mijë dollarë.

Deklarata e babait të 19-vjeçarit është bërë në një program të kanalit izraelit Channel 14, në të cilin ai ka përshkruar atë që ka kaluar derisa ka sjellë trupin e djalit për varrim.

Fillimisht, David Tahar e përshkroi vdekjen e fëmijës së tij si “shumë të vështirë”. “Ata i hodhën një raketë dhe tre granata. Në raportin mjekësor që kam marrë, thuhet se e gjithë koka e tij ishte e mbushur me copëza. Fatkeqësisht, trupi i tij u keqtrajtua pas vdekjes së tij. Terroristët – do të ishte një nënvlerësim për t’i quajtur barbarë – ia prenë kokën dhe e morën kokën me vete në Gaza”.

“Kam marrë një kufomë pa kokë dhe kam luftuar me përfaqësuesit e ushtrisë që më thanë se nuk duhet ta shoh. Gjysmë ore para varrimit hapa arkivolin, shikova brenda dhe kuptova se çfarë do të varrosja. Më thanë se nuk duhet ta shihja, por unë jam tipi i babait që dëshiron të dijë gjithçka për fëmijët e tij. Lëviza qiellin dhe tokën për të gjetur kokën”, vazhdoi babai i Amirit 19-vjeçar

Babai i 19-vjeçarit tha ka luftuar për 2 muaj e gjysmë për të gjetur kokën e të birit dhe më në fund e kuptoi se ku ishte.

Siç ka shpjeguar David Tahar, gjatë gjithë kësaj kohe ka parë pamjet e masakrës së 7 tetorit, derisa më në fund ka gjetur pamjet e prerjes së kokës së djalit të tij. “Tre javë më parë ndodhi një mrekulli. Shin Bet përmes marrjes në pyetje të një terroristi të kapur zbuloi se njëri prej tyre u përpoq të shiste kokën e fëmijës tim. Ai u përpoq të shiste kokën e një ushtari për 10,000 dollarë. Ky është një nivel i tmerrshëm brutaliteti”.

Koka e 19-vjeçarit Amir u gjet përfundimisht në një çantë shpine në një dyqan akulloresh në Gaza së bashku me dokumente dhe topa tenisi, tha babai i tij, duke shprehur se kafka e rreshterit të ri izraelit ishte gjithashtu kishte pësuar trauma të forta.

Pas përfundimit tragjik për Amirin 19-vjeçar, familja e tij dëshiron të krijojë një qendër për të rinjtë në rrezik në Jerusalem.


Top Channel

You may also like