Deklarata e Bledi Manes për Luizin: Është i varur nga bixhozi, ka dështuar si këngëtar

by admin
Spread the love

Gazetari Bledi Mane po shihet konkurrent direkt i Luizit, i cili ka tash e sa kohë që është shndërruar në fenomenin e edicionit të dytë të BBVA.

Ai gjatë një interviste të dhënë para dy jave në “E diell” të Top Channel kishte bërë disa deklarata të forta kundrejt këngëtari shkodran, duke theksuar mes të tjerash se ai është edhe i varur nga bixhozi.

“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë”, kishte deklaruar Mane.

Pas hyrjes së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kjo video e gazetarit ka filluar të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.

 

 

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2023/02/bledi-luizi.mp4?_=1

You may also like