“Déjà vu”, Erzeni me të njëjtën lëvizje si edicionin e shkuar

by admin
Spread the love

Erzeni ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Skuadra nga Shijaku ishte mes shumë pikëpyetjesh deri para pak ditësh, me një pjesë të lojtarëve që kishin vendosur të largoheshin. Megjithatë gjërat kanë ndryshuar e ashtu si sezonin e shkuar Erzeni ka nisur të mobilizohet vetëm javën e fundit para nisje së kampionatit.

Një përsëritje e asaj që ndodhi një vit më herët, kur skuadra u ndërtua në kohë rekord dhe më pas befasoi në dy fazat e parë duke arritur të jetë mes pesë skuadrave të gjysmës së sipërme të tabelës. Këtë edicion skuadra do të drejtohet Alfred Deliallisi, i cili u ka paraqitur drejtuesve pozicionet ku kërkon përforcime.

Amir Kahrimanoviç dhe Nehar Sadiku janë dy lojtarët që konsideroheshin të larguar pak ditë më parë, por pas takimit me drejtuesit e Erzenit, dy futbollistët kanë vendousr që të vijojnë aventurën me shijakasit, duke qenë element shumë të vlefshëm për trejnerin Deliallisi.

Sezonin e kaluar Erzeni e siguroi qëndrimin në elitë pas ndeshjes së play-off  ku mundi Korabin në kohën shtesë 2-1./ supersport


Top Channel

You may also like