Debutim ëndrrash në moshën 16-vjeçare, Ethan luan përkrah vëllait të tij Kylian Mbappe

by admin
Spread the love

Vëllai i vogël i Kylian Mbappe, Ethan, ka debutuar në një ndeshje zyrtare për PSG në moshën 16-vjeçare.

PSG fitoi ndaj Metz me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit francez.

Në fund të ndeshjes, Luis Enrique i dha një shans për të debutuar Ethan Mbappe, vëllait të vogël të Kylian Mbappe. Ehtan luan si mbrojës dhe si mesfushor qendror, dhe mbërriti në PSG pothuajse në të njëjtën kohë me vëllain e tij të madh, gjashtë vjet më parë. Ethan është aktivizuar gjatë kësaj kohe për të rinjtë e PSG-së, ku cilësohet si një lojtar i pazëvendësueshëm, i cili e ka nisur nga minuta e parë çdo ndeshje në Champions League për të rinjtë këtë sezon./ h.ll/abcnews.al

You may also like