Debati mes Bora Zemanit dhe Valbona Selimllarit, Eno Popi sqaron gjithçka

by admin
Spread the love

Prezantuesi i  “Dancing With the Stars”, Eno Popi, ka sqaruar së fundmi një debat që moderatorja Bora Zemani pati me Valbona Selimllarin, anëtaren e jurisë.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatori tha: “Askush s’kishte asgjë me askënd, ishte një ballafaqim pikëpamjesh. Një gjë të mirë që bën Bora është që është në krahun e të gjithë konkurrentëve dhe kështu duhet të jetë.

Nga ana tjetër juria nevojën e vet për të artikuluar dhe për të thënë mendimin e tyre. Bora është një vajzë me të cilën thjesht kisha një njohja rastësore, pikat e takimit kanë qenë shumë të rralla.

Kam gjetur një njeri shumë bashkëpunues, shumë mirëkuptues, e cila praktikisht është shumë e qartë në gjërat që bën. Ku ka më mirë se të gjesh dikë që është i qartë me vete”, u shpreh Eno Popi.

You may also like