Debati me Luizin, Kiara i thotë maestros: Ishte një situatë koti

by admin
Spread the love

Debatin që bëri me Luizin, Kiara ia tregoi Armaldos dhe Deas, duke thënë se ishtë një situatë koti.

Dea u shpreh se gocat e durojnë më shumë dhimbjen se sa djemtë dhe se edhe Kiara ka dy ditë me dhimbje barku dhe nuk ka thënë asgjë. Ajo shtoi se djemtë duan pak përkëdheljet dhe fakti që Kiara nuk e përkëdhel, nuk do të thotë që nuk e do Luizin.

Kjo e fundit u shpreh se Luizi i tha asaj se kishte dhimbje koke dhe pas kësaj, ai hipi mbi topin e “Vodafone”. Dea e këshilloi Kiarën që mos të zihet kot dhe se Luizi e përkëdhel shpesh Kiarën se ai e ka natyrën e tillë.

Kiara tha se ndryshe nga Luizi, ajo nuk e ka në natyrë t’i përkëdhelë njerëzit. Armaldo i tha Kiarën se duhet t’i marrë këto situata me pak më shumë sportivitet.

You may also like