Debati i amendamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit është shtyrë, nuk ka informata se kur do të vazhdojë

by admin
Spread the love

Mbajtja e debatit të amandamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit të Komisionit për çështje të mandatit-imunitetit mbetet e paqartë. Mbledhja e caktuar për sot në orën 14:00 ishte shtyrë për në orën 16:00. Kryetari i Komisionit për çështje të mandatit-imunitetit, Panço Minov për MIA-n informoi se mbledhja sjtyhet sërish dhe nuk ka informata  se kur saktësisht do të mbahet.

Deputetët e Së Majtës për MIA-n paraprakisht informuan se bisedat me spikerin e Kuvendit, Talat Xhaferi janë në rrjedhë që nga mëngjesi dhe se nuk hasin në zgjidhje të përbashkët. Për Propozim-rregulloren ata sollën rreth 1850 amandamente, ndërsa amandamente të tjera ka edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM. Konsultimet mes grupeve të deputetëve dhe deputetëve të Së Majtës për amandamentet filluan të enjten. Edhe pse mbledhja është shtyrë, nga Kuvendi thonë se është e paqartë nëse deri në fund të ditës do të fillojë mbledhja e Komisionit për çështje të mandatit-imunitetit.

E majta, edhe më tutje nuk zbulon se përse janë dorëzuar kaq shumë amendamente, por vendimtaret janë, siç thonë, për “filibastering”, për dygjuhësi në Kuvend dhe për verifikimin e mandateve.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi, paraprakisht në brifing me gazetarët shprehu pritje se Rregullorja e re do të dorëzohet me konsensus dhe se me siguri do të vihet në rend dite të seancës së re të caktuar për më 2 nëntor.

Rregullorja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri kuvendor. Për herë të parë pas tij do të veprojë kryetari aktual i Kuvendit Xhaferi me thirrjen e seancës konstituive në përbërjen e ardhshme parlamentare. Risi është se kjo seancë nuk do të mund të zgjasë më shumë se tre ditë.

Propozim-rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i bisedave pesë vjeçare ndërmjet grupeve të deputetëve nga ky mandat dhe ai i kaluar të cilat filluan në suaza të procesit Zhan Mone me ndërmjetësim të disa eurodeputetëve.

MARKETING



You may also like