Debate për buxhetin e sportit! Ekspertët: Para ka por problemi është te shpërndarja

by admin
Spread the love

Buxheti i sporti, shuma e ndarë nga qeveria për federata olimpike dhe jo olimpike dhe mënyra e tyre kanë qenë prej ditësh temë debati në ambientin sportiv.

Artan Shyti, analist sporti dhe pjesë hartuese dikur e ligjeve të sportit na sqaron më tepër rreth këtij debati.

“Paratë që jepen për federatat janë shumë pak. brenda këtyre raporteve është dhe raporti para për aktivitet para për shpërblime. Paratë për shpërblime nuk kanë para aktiviteti sepse kam dëgjuar të thonë shpërblyem Luiza Gegën, po, e ke shpërblyer or Luiza këto para i çon ku të dojë, për ushqim për stërvitje, duhet të mendojë federata dhe jo të gjithë sportistët që mbështeten dalin kampion dhe më pas shpërblehen.”- tha Artan Shyti/ analist sporti.

Sipas Shytit paratë jepen herë pas here nga qeveria, por mënyra e shpërndarjes është e çuditshme.

“Një ekip fëmijësh i këtij projektit të KOKSh-it në Konispo apo Peshkopi kanë buxhet rreth 5 deri në 6 milion lekë, ndërsa ekipi kombëtarë i kësaj moshe që presupozohet që ka më të mirët nuk ka asnjë lek në federatë.”- tha Artan Shyti/ analist sporti

Ndërkohë vendi ynë fqinj Kosova vetëm në vitin e kaluar pati rreth 9 milion euro përfitime nga ligji i Sponsorizimeve, që tek ne disa vite më parë pati një grup pune që e hartuan dhe e dërguan një draft.

“Ne përshtatëm një projektligj të ngjashëm me të Kosovës dhe kishim parashikuar që efekti komplesiv që mund të humbiste buxheti i shtetit ishte 5 deri në 7 milion euro. Këto para do të hyjnë në një dinamizëm që do të rrisin konsumin këto para do të ulin shpenzimet për shëndetësinë, Këto para nga ana tjetër do të ulnin informalitetin në sport nga të cilat do të përfitonte sistemi i tatim taksave.“-tha Daniel Davidhi / ekspert ekonomie.

Po çfarë ndryshon nëse paratë i jep shteti nga biznesi privat?

“Ndryshon shumë kur paratë ti jep biznesi privat dhe ndryshon shumë kur ti jep bashkia apo shteti. Kur ti jep bashkia parat e bën si e bën se në fund të fundit lekë shteti janë Po sa kohë do të mbajë shteti, sa vite do të paguaj shteti për trajnerët, ca garancie ka që nesër kur shteti të hoqi dorë kjo gjë do të ketë vazhdimësi, nuk paguhet më trajneri e lë stërvitjen ai. Prandaj ligji i sponsorizimit nuk është një mundësi vetëm për të dhënë para është mundësi për të dhënë menaxhim, është mundësi për të dhënë seriozitet është mundësi apo kusht për të rritur efikasitetin.”-tha Artan Shyti/ analist sporti.

“Shpresojmë që në vitin 2023 me miratimin e ligjit të basteve një pjesë sado e vogël të shkojë në sport dhe për sportin. Kjo jo sepse është dëshirë e volejbollit, basketbollit apo futbollit, por është nevojë thelbësore e vendit, sot Shqipëria është duke humbur talente.” tha Daniel Davidhi / ekspert ekonomie.


Top Channel

You may also like