Debat në studio mes Hysenit dhe Salianjit për Berishën: E bëni dobiçin dhe e lini në derë, është deputeti juaj

by admin
Spread the love

Alket Hyseni ka debatuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ku i është kthyer për qëndrimin e këtij të fundit për deklaratat e Ramës dhe pozicionimi i Berishës.

Hyseni tha se Berisha është deputet i PD-së dhe nuk mund t’ia lënë PS-së.

DEBATI

Hyseni: Më vjen mirë që bën një ndarje zoti Salianji, të paktën nga personi që është akuzuar. Ndryshe nga Berisha që tha; se ishte politike. Salianji i bëri dalje edhe kësaj i thonë; ju e bëni dobiçin, dhe e lini në derë. Po deputetin tuaj do na e lini neve? Ai është deputeti juaj. I bëtë dalje, por e dinit se ishte i inkriminuar. Të bëj një sqarim. Për rastin Dvorani Rama foli vetëm kur ishte mbyllur hetimi. Edi Rama ka ndërhyrë pasi është mbyllur hetimi nga SPAK për Dvoranin. S’ka lidhje me personin. Ai personi i nderuar, mund të jetë ndoshta njeriu më i ndershëm në këtë vend, dhe një nga zyrtarët më të aftë që ka provuar sistemi. Kolegët tuaj që e njohin bashkohen me mua, sa i lejon partia për profesionalizmin e atij zotërie. Por a ka të drejtë Salianji, Hyseni, qytetar i thjeshtë që institucioni të bëjë detyrën. Kryeministri me ligj, me kanun, i takon që institucioni të funksionojë sipas ligjit. Ai që ndihet i intimiduar, patjetër që e merr të tillë se ka bërë diçka.

Salianji: Shiko, tani këto muhabetet, me propaganda, Rama foli si kryeministër dhe kryetar i PS. Ai për çështje që janë në hetim ai mund të arrestohej për ndikim të paligjshëm.

Hyseni: Çojeni ju, se mund ta bëjnë hetimin ata dhe e bëjnë.

Salianji: Ky kryeministër duhet të çonte kallëzime penale në mënyrë institucionale.

You may also like