“Debaklit” të Ballkanit nga Llapi i gëzohen kroatët – mediat shkruajnë për disfatën e kampionëve para sfidës me Dinamon

by admin
Spread the love

Ballkanin këtë mesjavë e pret dueli më i rëndësishëm në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, këtë edicion.

Kampionët e Kosovës do të sfidohen nga gjiganti kroat, Dinamo Zagreb, të enjten, në stadiumin “Maksimir” në Kroaci, shkruan lajmi.net.

Mediumet kroate kanë raportuar para kësaj ndeshje, për humbjen e thellë të Ballkanit në Superligën e Kosovës kundër Llapit, fundjavën që lamë pas, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ballkani humbi 5:3 nga Llapi, në kuadër të javës së 17-të kampionale.

Gazeta e madhe kroate “Index.hr”, i ka dedikuar një artikull disfatës së thellë të skuadrës së Ilir Dajës, duke e lidhur me sfidën që luhet në Zagreb të enjten.

“Ballkani vjen në Zagreb pas një disfate të rëndë në kampionat, e para në të gjithë sezonin e kampionatit elitar të Kosovës” – ka shkruar ndër tjerash mediumi kroat, përcjell lajmi.net

Ballkanit i duhet medoemos fitorja në Zagreb kundër Dinamos dhe të shpresojë në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, në mënyrë që të sigurojë kalimin e fazës së grupeve.

Portokallezinjtë pas pesë ndeshjeve kanë katër pikë në pozitën e fundit, aq sa ka edhe Astana. Dinamo Zagreb është në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërkohë Viktoria Plzen me 15 pikë kryeson grupin./Lajmi.net/

You may also like