Dea përlotet nga surpriza e babit, maestro dhe Olta fitojnë “Cabaret Night”

by admin
Spread the love

Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për Dean. Big Brother vendosi që në shtëpi të hynte babai i saj.

Moderatorja e emisionit Arbana Osmani, i tha Deas se babai po e pret në dhomën e surprizave. Ai i tha vajzës së tij se të jesh vetvetja është gjëja më e vështirë në botë. Takimi mes tyre përcolli shumë emocione.

Vëllai i Madh i ftoi banorët mbrëmjen e djeshme të organizonin  një spektakël kabare të premten duke zgjedhur pjesët që do të performonin.

Secili mund të zgjidhte opera, këngë,  koreografi, stand up, komedi, monolog apo skeç.

Kanë qënë opinionistët që kanë përzgjedhur Armaldon dhe Dea Mishel si dy të preferuarit e tyre. Me anë të një televotimi publiku vendosi të zgjedhë fitues Armaldon dhe Oltën.

The post Dea përlotet nga surpriza e babit, maestro dhe Olta fitojnë “Cabaret Night” appeared first on Telemedia.

You may also like