De Vrij shqetëson Interin, Correa dhe Brozovic gëzojnë Inzaghin

by admin
Spread the love

Interi i Simone Inzaghit ka filluar stërvitjen ditën e sotme në “Appiano Gentile” për tu përgatitur për ndeshjen direkte kundër Napolit, që do të luhet në “San Siro” në 4 janar. Ka lajme të mira dhe të këqija për teknikun ziklatër në prag të kësaj sfide të rëndësishme, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Stefan De Vrij është stërvitur individualisht për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në stërvitje dhe do të mungojë në miqësoren kundër Sassuolos në 29 dhjetor, ndërsa lajmet e mira vijnë nga Marcelo Brozovic, që është kthyer në Milano 2 ditë më herët se sa ishte planifikuar dhe ka nisur fazën e rehabilitimit. Edhe Joaquin Correa ka lënë pas krahëve dëmtimin që i mohoi Botërorin dhe është stërvitur me grupin.

Edhe Danilo D’Ambrosio është rikuperuar plotësisht dhe ka kryer seanca të plotë me grupin, ndërsa Lautaro Martinez do të kthehet në Itali të enjten. Sulmuesi që u shpall kampion bote me Argjentinën do të bëjë stërvitjen e parë me skuadrën në 30 dhjetor dhe Inzaghi shpreson që Lautaro të jetë në formë për sfidën ndaj Napolit. / Oversport.tv

You may also like