De Vrij: E kemi harruar derbin, sot duam të tregojmë se çfarë skuadër jemi

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij ka folur për Inter TV në prag të ndeshjes kundër Napolit: “Kemi shumë dëshirë që të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të marrim fitoren.

E kemi lënë pas krahëve derbin, reaguam në Kupën e Italisë dhe sot duhet të tregojmë se çfarë skuadre jemi. E kemi përgatitur ndeshjen me shumë kujdes në të dyja fazat. Përballë kemi një skuadër të fortë me sulmues shumë të mirë, prandaj duhet të punojmë si skuadër.

Nëse kujtojmë ndeshjen e parë, kishte shumë raste dhe shumë gola. Të dyja skuadrat luajnë një futboll ofensiv dhe kërkojnë gjithmonë të shënojnë. Do të jetë një sfidë e bukur”, ka thënë mbrojtësi zikaltër. / Oversport.tv

You may also like