De Rossi: I trajtoj lojtarët si qenie njerëzore në stërvitje, frytet i shohim në ndeshjet që bëjnë

by admin
Spread the love

Trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi, foli për mediet pas fitores 4-0 ndaj Brighton në takimin e parë të 1/8-ave të Europa League.

De Rossi theksoi se në ekip ka lojtarë që trajnerët e tjerë i ëndërrojnë, ndërsa theksoi se frytet po i merr, pasi i trajton si qenie njerëzore djemtë e tij.

“Mendoj se çdo ekip edhe më i miri, ka faza në rënie këtë sezon. Lojtarët e mi janë të fortë, kanë kualitet të madh në sulm, trajnerët e tjerë i ëndërrojnë. Është një ekip i fortë që fiton ndeshjet, përpiqem t’i bëj ata të ecin përpara në stërvitje. Duhet të vrapojnë shumë, unë i trajtoj si qenie njerëzore dhe ata përgjigjen në fushë me këto paraqitje të jashtëzakonshme”-deklaroi tekniku italian. /Supersport


Top Channel

You may also like