De Laurentiis tregon objektivat e sezonit: Nuk mund të fitosh titullin çdo vit

by admin
Spread the love

“Blutë” e Napoli zhvilluan një edicion fantastik, sezonin e kaluar, teksa arritën të siguronin për herë të 3-të në historin e tyre, titullin kampion, të elitës së futbollit italian, Serie A, teksa zhvilluan performanca fantastike, nën drejtimin e teknikut, Luciano Spalletti, ku ndër to ishte dhe fitorja e thellë, 5 me 1, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus.

Së fundmi, për objektivat e sezonit aktual të skuadrës ka folu edhe Presidenit i klubit, Aurelio De Laurentiis, i cili, në një prononcim për mediat italiane theksoi se titullin do ta marrin sërish, por e pamundur sipas “manjatit” italian është e pamundur të ndodhë çdo vit.

“Unë ju premtoj se ajo që bëri Luciano do të jetë e përsëritshme. Ne kemi thënë gjithmonë se nuk mund të fitosh çdo vit, përveçse me mashtrim”,- u shpreh “numri 1” i “Bluve” të Napoli, ku përveç se u shpreh haptazi se nuk janë në garë këtë vit për titullin kampion hodhi edhe një “akuzë” të hapur, drejt “Zonjës së Vjetër”, me skuadrën e Juventus që fitoi 9 vite radhazi titullin kampion, nga sezoni 2011-2012, deri në sezonin 2019-2020. /i.m /abcnews.al

You may also like