De Laurentiis flet për merkaton: Koulibaly dhe Mertens? Gjithçka varet nga ata

by admin
Spread the love

“Koulibaly dhe Mertens janë dy futbollistë që i respektoj, që i dua shumë, por varet vetëm nga ata nëse do të shohin monedhat e ndyra si e vetmja gjë që i kënaq apo nëse jetesa në Napoli, në një situatë të ndryshme, mund të quhet një privilegj. Pasi është bërë kjo e qartë, ky problem nuk më përket mua”, ka thënë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, duke folur për rinovimet e mundshme të mbrojtësit senegalez dhe sulmuesit belg.

“Kam negociuar personalisht me Bernardeschin, ka tre javë që kam folur me agjentin e tij në Montekarlo. Të shohim çfarë do të ndodhë. Vecino dhe Cavani? Nuk kam patur asnjë kontakt”, ka shtuar presidenti i Napolit për emrat që flitet se mund të bashkohen me skuadrën e tij në merkaton e verës.

Në lidhje me rinovimet e Ospina dhe Fabian Ruiz, De Laurentiis ka thënë: “Ospinas i ka skaduar kontrata. E kam takuar, i kam folur qartë dhe ai iku në grumbullimin e skuadrës kombëtare. Nuk kam marrë akoma një përgjigje.

Fabian? Kam folur me të dhe agjentët e tij dhe më kanë thënë se do më japin një përgjigje pas 15 ditësh. Nuk kanë kaluar akoma këto 15 ditë”. / Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook

You may also like