De Jong te City? Barcelona e gjen zëvendësuesin në Premier League

by admin
Spread the love

Frenkie de Jong me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në fundin e këtij sezoni. Mesfushori holandez pritet të transferohet në Premier League në rradhët e Manchester City. Ndërkohë që edhe zëvendësuesin e tij, katalanasit e kanë gjetur po në Premier League.

Sipas asaj që raporton Sport, Xavi i ka kërkuar drejtuesve që në vend të mesfushori holandez, të afrojnë Ruben Neves. Ky i fundit aktiviozohet në kampionatin anglez të futbollit me Wolverhampton dhe vitet e fundit ka zhvilluar disa sezone fantastikë.

Plani për të transferuar në Barcelonë mesfushorin kalon nga Jorge Mendes që është edhe agjenti i lojtarit. Marrëdhëniet e tij me Barcelonën janë të mira, ndërsa ka edhe shumë lojtar të tij që aktivizohet aktualisht në radhët e këtij ekipi. Për rrjedhojë pritet të jetë një tratativë jo shumë e vështirë për Barcelonën. /oversport.tv

Foto: Wolverhampton Wanderers FC, Facebook

You may also like