DAVOS – Schwab: Bota vuan nga fragmentimi i rëndë i shoqërisë

by admin
Spread the love

DAVOS, 17 janar /ATSH-DPA/ – Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi është fragmentimi i rëndë i shoqërisë, që copëton vendet dhe popujt, deklaroi sot kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab.

“Në fillim të këtij viti, ne jemi përballur me sfida të paprecedenta dhe të shumëfishta”, tha Schwab në fjalimin e tij hapës para qindra liderëve, në Davos, Zvicër.

Schwab, 84 vjeç, tha se ekonomia globale po kalon një transformim të thellë, për shkak të plagëve të qëndrueshme të pandemisë së Covid-19 duke paralajmëruar se bota mund të shndërrohej në “një mozaik të rrëmujshëm fuqish”.

Ai tha se shpresonte se Davos mund të ndihmonte në ndalimin e trendit drejt rritjes së fragmentimit dhe konfrontimit./  /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBegaj vendos kurorë në Memorialin “Skënderbe”

You may also like